75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 07 Shtator 2025 / BA

I dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës ende në arrati

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Llapashticë të Podujevës, ku një person është qëlluar për vdekje.

Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të reja, ku thuhet se i dyshuari është ende në arrati.

Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore

Llapashticë e epërme, Podujevë / 06.09.2025 – 19:36. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në rrethana ende të pa njohura dyshohet se ka vrarë në veturë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.” thuhet në raportin e plotë të policisë. /IndeksOnline/