I dyshuari tjetër, i përfshirë në vrasjen e të riut prishtinas

Katër persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës, të dyshuar në përfshirjen e gjuajtës me armë, Lekë Bulliqit, i cili vdiq pas plagëve të marra.
Indeksonline raportoi ekskluzivisht gjatë ditës së sotme për dy personat e përfshirë në këtë rast, E.Ibrahimi si dhe L.Beha.
Mirëpo, përpos këtyre dyve, i përfshirë në rast ishte edhe një i ri tjetër. Bëhet fjalë për E.Matoshi, që cilësohet si i dyshuari në vrasje.
IndeksOnline mwson po ashtu emrat e dy të rinjëve që u kan ndihmuar të kryejnë veprën. Bëhet fjalë për P.Ibrahimi i lindur më 2001 dhe L.Begolli i lindur më 1999.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar këta persona në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Indeksonline/