“I dyti ishte eurogol i pastër”, Luka Modriq pas humbjes nga Arsenali: U mbrojtëm mirë dhe kishim raste!

Skuadra e Arsenalit shënoi fitore 3:0 ndaj Real Madridit mbrëmë në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori kroat, Luka Modriq pas ndeshjes dha një intervistë për “CBS Sports”, ku bashkë me Thierry Henryn i komentoi edhe eurogolat e Declan Rice, shkruan Indeksonline
Ai thotë se i pari ishte gabim i murit, kurse i dyti ishte thjesht eurogol i pastër.
“Goli i parë ishte zhgënjyes, sidomos kur topi kalon murin. Kurse i dyti nga gjuajtja e lirë, ishte thjesht eurogol i pastër”.
“Në pjesën e parë ne luajtëm mirë, u mbrojtëm mirë. Kishim raste të mira, por nuk e deshti”, u shpreh Luka
Kujtojmë se javën tjetër në stadiumin “Santiago Bernabeu” zhvillohet ndeshja e kthimit./Indeksonline/