I emocionuar, Haradinaj flet për dorëheqjen – Qorton politikanët që po bëjnë pazare për Kosovën!
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës.
Haradinaj, në një konferencë për media, ka treguar arsyen e largimit pas ftesës nga Gjykata Speciale.
“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri.
Jam fut të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje”, është shprehur ai.
“E kam vlerësuar se s’mundem mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit. Kosova është vend multi-etnik. Është e paprekshme të preket territori.
“Mendoj se është shumë gabim që Kosovës ti kërkohet një cmim, është gabim prej lidershipit të Kosovës të bëjën pazare”, është shprehur ai. /Indeksonline/