I erdh dita edhe “Tokit”, fiton ndeshjen e parë me Prishtinën që nga rikthimi i tij
Prishtina më në fund ka thyer bilancin negativ të rezultateve në Superligë.
Ata arritën të mposhtin Drenicën, me rezultat 2-1 me ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.
Kjo është edhe fitorja e parë në Superligë për Afrim Tovërlanin, që nga rikthimi i tij te 11-herë kampionët kosovar.
Golat u shënuan nga Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski për Prishtinën, ndërsa për mysafirët shënoi Ronaldo Chacon.
Me këtë fitore Prishtina ngjitet në pozitën e 2-të ku ka 30 pikë, ndërsa Drenica e 8-ta me 20 pikë./IndeksOnline/

