I fejuari i Kidës po e shoqëron këngëtaren thuajse në çdo koncert që ajo po mban

Këngëtarja Kida, po ka një verë mjaftë të suksesshme, nga koncerti në koncert, duket se ajo nuk e ka ndërmend të pushojë.
E pranë saj, për ta përkrahur po qëndron i fejuari i saj Ajbi, shkruan IndeksOnline.
Ajbi shihet në shumicën e koncerteve që po mban Kida brenda dhe jashtë Prishtinës, duke i bërë video e suportuar këngëtaren.
Dyshja po shijojnë në maksimum çdo moment bashkë e po shfaqen më të lumtur se kurrë.
