08:50 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

I fiksuar pas femrave shqiptare, pas Taynas, ylli i Real Madridit ngacmon moderatoren nga Shqipëria

Braziliani Viniciues vazhdon të pëlqejë vajzat shqiptare.

Gea Braha u bë e njohur 5 vjet më parë kur u bë pjesë e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën dhe sot ajo është gazetare sportive.

E ndjekur nga 270 mijë ndjekës në Instagram moderatorja gjithmonë ka tërhequr vëmendjen për fotot e saj.

Moderatorja paraqitet gjithmonë superseksi dhe provokative, duke treguar format e saj perfekte.

E siç duket këto foto i kanë rënë në sy dhe futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior.

Ishte vetë moderatorja, e cila ka bërë të ditur se Viniciusi i ka shkruar asaj.

Nga postimi i bërë duket se Viniciusi i ka dërguar asaj një fotografi, por që moderatorja ka zgjedhur të mos i kthejë përgjigje.

“Nuk do ta var joo, kot e ke”, ka shkruar Gea Braha.

Kujtojmë se ylli i Real Madridit njihet dhe për shoqërinë që ka me reperen e njohur Taynan.