12:54 / E Premte, 30 Shtator 2022 / B O

“I forti i Ferizajit”, kosovari i zhdukur që disa muaj, ishte për vizitë në Ekuador!

Shenasi Lohaj ka disa muaj që është raportuar si i zhdukur. Kosovari që njihej si i “fortë në Ferizaj”, ka disa vite që jetonte në Çeki. Por që nga muaji mars, ai është denoncuar si i zhdukur në Ekuador.

Gazetari i njohur shqiptar, Artan Hoxha ka dhënë më shumë detaje për zhduken e kosovarit Loha. “Loha ka qenë fillimisht në Ekuador, ku mund të ketë patur lidhje me trafikantët shqiptarë të kokainës dhe më pas është kthyer në vend përmes Kosovës.

Por pas zhdukjes së tij, familjarët kanë shkuar në Policinë e Lushnjës dhe kanë kërkuar informacion, por efektivët i kanë thënë se nuk kishin të dhëna, por se dyshonin se mund të ishte kthyer sërish në Ekuador” ka thënë Hoxha.

Gazetari shqiptar ka thënë se Shenasi Loha, sipas Hoxhës është parë në një restorant në Lushnjë me një person të njohur si autor i një atentati me armë ndaj Edison Begajt në Vlorë.

Hoxha tha se i kishte këto pamje dhe do t’i publikonte më pas, ndërsa hodhi dyshime të forta mbi faktin se Loha mund të ishte zhdukur pikërisht në Shqipëri gjatë kësaj periudhe kur edhe është parë për herë të fundit.

“Pasi kanë dalë nga restoranti ata kanë hipur në makinën e marrë me qira nga një person me inicialet M.P dhe kanë lëvizur nga ai restorant. Nga ky moment nuk ka më detaje për vendndodhjen e Shenasi Lohës”, tregoi Hoxha./Indeksonline/