75 Mall Live Search
15:12 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / B O

I ftohti e kthjellë Prishtinën, barazojnë dy skuadrat që kërkojnë mbijetesën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e parapara për sot në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina shënoi fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdulah Ibrakoviq, duke e mposhtur pastër 2:0 Feronikelin.

Abazi realizoi golin e parë në minutën e 60-të, kurse dy minuta para fundit Tolaj vulosi fitoren e vendasve.

Ulpiana dhe Dukagjini barazuan 1:1 në ndeshjen që u zhvillua në Klinë.
Ermir Rezi shënoi për epërsinë e mysafirëve, kurse Altin Merlaku me gol të bukur barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.