23:00 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / AR

I fton ndjekësit për pyetje pikante, modelja shqiptare del me mbathje për… Interin

Modelja shkodrane, Erjona Sulejmani, ish partnerja e futbollistit Blerim Xhemajli, duket gjithmonë prezente në botën e futbollit.

Ajo është një tifoze e deklaruar e Interit, teksa këtë gjë e ka shprehur haptazi gjithmonë, ku nuk kanë munguar fotot hot në mbështetje të zikaltërve.

Një gjë të ngjashme ka bërë edhe së fundmi. Teksa nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, bukuroshja nga Shkodra, ka ftuar ndjekësit e saj për pyetje pikante.

 Dikush nga ndjekësit e ka pyetur se çfarë do të bënte nëse Interi fiton Champions-in, ajo nuk ka preferuar ta zbulojë, duke thënë se është shumë supersticioze, teksa ka pozuar një foto me mbathjet e Interit.