I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, ish pjesëtari i Zonës Operative të Pashtrikut
Profesor doktor, Sabahajdin Cena është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale.
Ish anëtari i zonës së Pashtrikut me një letër njoftuese ka treguar se pranuar ftesën për intervistim me 14 janar të vitit 2019.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
E ndiej për obligim qytetar që t’iu informoj se unë kam pranuar ftesë që më datë 14 janar 2019 të paraqitem pranë Zyres së Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin dhe angazhimin tim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë periudhës së luftës kam qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut.
Ne besojmë në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe vlerat e saja nuk mund të kontestohen nga askush, nuk kemi asnjë arsye që t’i shamngemi organeve të drejtësisë dhe do të jemi në dispozicion të çfarëdo thirrje për të zbardhur të vërtetën” shkruan Cena në njoftim./Indeksonline/