75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I futen në oborr dhe e kërcënojnë, policia gjen gëzhoja arme

Një person ka informuar Policinë e Kosovës se disa persona i kishin hyrë dhe kërcënuar në oborrin e shtëpisë se tij.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:00 në Drenas, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij rasti është iniciuar si “Kanosje”.

Rastit është duke u hetuar nga njësitë relevante policore./Indeksonline/