13:22 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

I fyen e i kërkon para prindërve, prishtinasi më pas e lëndon veten

Dje në Prishtinë, një person i ka fyer dhe i ka kërkuar para prindërve të tij.

Më pas nga nervoza me një thikë e kishte lënduar veten në këmbë. Si pasojë e veprimeve të të dyshuarit viktimat janë ndier të frikësuar dhe rrezikuar.

I  dyshuari pasi ka marrë tretman mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/