75 Mall Live Search
17:43 / E Martë, 31 Gusht 2021 / AR

I gënjeu fansat për vendin e pushimeve, Enca i hedh kunja Loredanës

Loredana Zefi po i gënjen fansat në lidhje me vendndodhjen e saj në pushime.

Ajo këtë nuk e ka treguar në postimet e saj, duke etiketuar një ishull grek në lokacion, teksa në të vërtetë gjendet në Jug të Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Për këtë fakt Enca duke publikuar disa story e ka thumbuar publikisht atë.

Ajo ka publikuar një video nga liqeni i Pogradecit, por vendodhjen e ka vendosur “Brazil”. Më pas ka shkruar “Ç’Brazil leshi, ku ka si Pogradeci”.

Enca ka vazhduar me thumbat. “Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, duke e shoqëruar me emojin e njeriut gënjeshtar./Indeksonline/