I gërmuan oborrin e shtëpisë, ankuesja raporton në polici se aty kishte gjurmë varrezash

Një ankuese ka raportuar në polici se persona të panjohuar kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në Suharekë.
Sipas ankueses në oborrin e shtëpisë, më parë kishte gjurmë varrezash të vjetra.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme” thuhet në njoftimin policor.