18:27 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

I gjejnë breshkë në vaginë, lajmërojnë policinë

E përditshmja spanjolle ‘El Mundo.es’, tregon për një ngjarje të rrallë .

Një grua angleze 26 vjeçare pas një feste në mbrëmje me disa miq, ka nisur të ndjejë dhimbje në stomak të cilat e pengonin të lëvizte.

Pasi është dërguar në spital, pas vizitës së parë, është konstatuar për gjendje jo të mirë shëndetësore, ndaj i është nënshtruar radiografisë, transmeton Indeksonline.

Pas analizave, ekipi mjekësor ka diagnostikuar vajzën e re me një infeksion të rëndë, e shkaktuar nga prezenca e një breshke të ngordhur brenda vaginës së saj.

Nisur nga natyra e pazakontë e zbulimit, mjekët kanë informuar menjëherë policinë.

Policia spanjolle ka hapur një hetim për një dhunim të mundshëm seksual si pasojë e një denoncimit nga mjeku i shërbimit mjekësor në komunën e Aronës, në jug të Tenerifeve./Indeksonline/.