10:57 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

I gjendet qese me drogë në makinë, arrestohet i dyshuari

Mbrëmë rreth orës 21:30 në Prishtinë është ndaluar një veturë Opel Astra me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/