10:54 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I gjetën marihuanë, policia arreston të dyshuarin, në Gjilan

Një person në Gjilan është arrestuar pasi atij Policia e Kosovës i ka gjetur 0.5 gramë marihuanë.

Menjëherë pas intervistimit, me urdhër të prokurori, i dyshuari është liruar.

Gjilan 19.11.2019-22:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollimit në afërsi të tij ku ka qenë duke qëndruar është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.5 gramë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /IndeksOnline/