75 Mall Live Search
07:54 / E Premte, 31 Maj 2024 / mp

I gjithë aparati shtetëror i Serbisë është aktivizuar intensivisht në propagandë kundër Kosovës

I gjithë aparati shtetëror i Serbisë është aktivizuar intensivisht në propagandë kundër Kosovës. Nga presidenti Aleksandër Vuçiq, te kryeministri Millosh Vuçeviq, ministri i Jashtëm, Marko Gjuriç e deri te ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç, të gjithë po lëshojnë deklarata kërcënuese dhe paralajmëruese për veprime të mundshme për të ruajtur, siç thonë ata, territorin, përfshirë Kosovën.

Shefi i qeverisë në Beograd zbuloi dhe njëherë se ka frikë që Prishtina mund ta padisë vendin e tij për gjenocid, pas miratimit të rezolutës në OKB për Srebrenicën, ndërsa konfirmoi frikën se serbët e Kosovës nuk po i binden më Vuçiqit.

“E vetmja mënyrë që serbët në Kosovë të mbijetojnë është të qëndrojnë të bashkuar, të mos bien në provokimet e regjimit të Kurtit dhe të mbeten në bashkëpunim me Beogradin zyrtar. Nëse Kurti arrin t’i përçajë serbët në Kosovë, perspektiva e popullit tonë në territorin e krahinës në Serbinë jugore nuk do të jetë e mirë”, tha kryeministri serb Millosh Vuçeviq.

Ministri i jashtëm, Marko Gjuriç, përsëriti qëndrimin se vendi i tij do të luftojë për mbajtjen e Kosovës brenda territorit të Serbisë, duke mos pranuar realitetin që tashmë është një shtet tjetër dhe i pavarur.