10:51 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

I gjithë Bondsteel-i nderon ushtarin amerikan, që ndërroi jetë në Kosovë (Foto)

Me ceremoni ushtarake është përcjellë për në Amerikë ushtari amerikan që ndërroi jetë javën e kaluar në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Rreshteri i Ushtrisë Amerikane, Conrad A. Robinson, 36 vjeç, u përcoll me nderime shtetërore nga ushtarët e SHBA-së që gjenden në Kosovë, transmeton Indeksonline

“Faleminderit për shërbimin tuaj, Zoti të bekoftë”, ishte parulla të cilën e transmetuan shokët e tij.

Vlen të theksohet se i ndjeri pritet të varroset në Los Anxheles, California. /Indeksonline/