I gjithë farefisi i Beniadës futet në shtëpinë e Big Brother VIP

I gjithë farefisi i Beniadës është futur në shtëpinë e Big Brother VIP.
Beniadaka qenë e njohur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi për përshëndetjet e shumta për familjarët.;
Ajo sonte është befasuar nga farefisi i gjerë në natën finale.
Që nga prindërit e deri te kushërinjtë, Beniada ka shijuar disa çaste të këndshme në një darkë speciale të përgatitur në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.
Ndërsa i ftuar për t’i argëtuar me muzikë ka qenë këngëtar Sinan Hoxha, këngët e të cilit Beniada i ka kënduar më së shumti gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
