I gjuan me armë dy persona, pranga të dyshuarit në Vllahi

Në fshatin Vllahi të Mitrovicës, të enjten pasdite është arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë.
Sipas policisë, është konfiskuar pushka gjysmë-automatike pa fishekë, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.
Nuk është raportuar për të lënduar./IndeksOnline/