19:44 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

I godet kabllot e rrymës me top, rrezikon jetën e futbollistëve

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në fund të ndeshjes në njërën nga ligat e futbollit norvegjez.

Skuadra e Selbak luajti kundër Whestposhen dhe humbi me rezultat 0-5 para se ndeshja të ndërpritej në minutat e fundit, shkruan indeksonline.

Futbollisti vendas, Jonas Aleksander goditi topin jashtë fushës për ta dërguar atë në kabllot e rrymës që ishin anës stadiumit.

Kabllot u bashkuan dhe shkaktuan probleme të mëdha dhe rrezik për futbollistët që ishin në lojë.

Disa orë ishin të nevojshme për punëtorët e shpërndarjes për të riparuar dëmin, dhe për atë kohë fshati ishte pa energji elektrike. /IndeksOnline/.

Temat: