08:57 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

I godet padashje në parking veturat e policisë, kishte me vete 270 kg drogë!

Një burrë australian ka humbur drejtimin me furgonin e tij duke goditur dy vetura të parkuara të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të Sidneyt, shkruan Indeksonline.

Pas një ore kërkimi, 28 vjeçari me furgonin e tij është kapur në dalje të qytetit.

Nga kontrolli që i është bërë, në furgonin e tij janë gjetur 270 kilogramë drogë me vlerë 200 milionë dollarë.

Furgoni u konfiskua dhe njeriu u arrestua./Indeksonline/