75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I goditi lufta, por banorët nga Krusha e Madhe nuk kursehen për të prekurit nga tërmeti

Kosovarët qysh nga orët e para të mëngjesit të djeshëm, po vazhdojnë të solidarizohen me shqiptarët e prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Me vëllezërit e motrat shqiptare, po mobilizohen edhe krushianët, ani pse ata janë mjaftë të goditur nga lufta e fundit, po bashkëndjejnë me popullin shqiptar.

Një furgon me pako ushqimore, veshmbathje e mjete higjenike do të nisen sot në orën 18:00 nga Krusha e Madhe, përcjellë Indeksonline.

Ky është i dyti me radhë që niset nga kjo pjesë e Kosovës, ndërsa i treti pritet të niset po ashtu shumë shpejtë./Indeksonline/