I goditi me veturë dy këmbësore, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Mbrëmë rreth orës 21:40 në Prishtinë, një person derisa ishte duke ngarë veturën e tij ka goditur dy këmbësore (të mitura), ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.