75 Mall Live Search
13:39 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

I griset kostumi teksa bën twerk, Cardi B zbulon gjithçka gjatë performancës

Cardi B është një repere ‘rebele’ mjaft e suksesshme dhe e dashur për publikun.

Ajo gjithashtu është mjaft e përfolur për shkak të formave trupore që posedon, shkruan Indeksonline.

Ajo po performonte në Art And Music Festival në shtetin e SHBA – Tennessee, teksa reperes iu gris kostumi në momentin kur po bënte terk.

Cardi pësoi një incident me veshjen e saj derisa iu gris kostumi pikërisht në pjesën e fundshpinës duke zbuluar gjithçka.

Kujtojmë që pak javë më parë Cardi kishte anuluar gjitha koncertet për shkaqe shëndetësore që kishin të bëjnë me operacionet plastike. /Indeksonline/