I grumbullohet puna, Kuvendi kërkon rrugëzgjidhje
Kuvendi i Kosovës i vazhdoi sot punimet. Rendi i ditës kishte gati 80 pika.
Kjo bëri që diskutimi kryesor të jetë dalja nga kjo gjendje për çka pozita e opozita fajësuan njëra-tjetrën.
Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ishte kritik me ligjvënësit. Veseli, po ashtu tha se kryeministri Ramush Haradinaj që nuk ishte prezent në këtë pjesë të punimeve ka premtuar se do jetë i pranishëm në seancën e së enjtes.
Pavarësisht këtyre mospajtimeve, të mërkurën, pozitë e opozitë i thanë “PO” Programit Kombëtar të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2018-2020.