12:09 / E Enjte, 14 Janar 2021 / k.v

I hapet dera e liftit por nuk i erdhi kabina, viktima bie në përdhesë

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që iu kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte mbërritur dhe ai ka rënë në katin përdhesë.

Viktima pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është liruar.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14 e 30 minuta në Fushë-Kosovë.

Në Stacionin policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovarë (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (nga kompania e ashensorëve).

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/