I hapin një faqe në Tiktok dhe i postojnë pamje denigruese, nëna kërkon ndihmën e policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ankuar në polici, nën dyshimin se persona të panjohur i kanë hapur një faqe në Tiktok ku kanë postuar foto të vajzave të saja.
Rasti shkon nën hetime dhe ka ndodhur në Mitrovicë.
“Me datë 06.07.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Tik Tok dhe kanë shpërndarë foto të vajzave të saj me përmbajtje denigruese. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë, shkruan IndeksOnline.