14:58 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

I ”harruari” Odegaard rikthehet të flasë për Realin

Pavarsisht se nuk arriti ta tregojë potencialin që shpresonte ta kishte, norvegjezi, Martin Odegaard nuk është duke u dorëzuar me ëndërrën e tij të luajë për Real Madridin.

Odegaard u bë lojtari më i ri që ka debutuar për Realin në La Liga gjatë sezonit, 2014/15.

Por, ai nuk ka ”shpërthyer” në fushën e lojës, teksa u huazua në dy sezonet e fundit në Holandë, transmeton IndeksOnline.

”Isha duke shpresuar që ta kem një vend në Real Madrid”, tha ai.

”Kam stërvitur gjatë gjithë verës dhe kam luajtur disa minuta, por në fund, klubi dhe vendosëm që opsioni më i mirë për mua ishte të luaja diku tjetër”.

”Por, ju duhet të jeni modest. Sa 19-vjeçarë janë në skuadrën e Madridit?”./IndeksOnline/