75 Mall Live Search
13:24 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

I dha ujë të nxehtë për t’ia larguar djallin, babai vret 6-vjeçarin gjatë ekzorcizmit

Një baba në Arizona është akuzuar për vrasjen e djalit të tij 6-vjeçar në përpjekje për t’i bërë ritualin e ekzorcizmit.

Pablo Martinez, i cili jeton në Tucson, pranoi para hetuesve se i hodhi ujë të nxehtë në fyt nga rubineti i banjës, para se ta mbante nën ujë për 5 deri në 10 minuta.

31-vjeçari tha se kishte një reagim të anormal gjatë larjes dhe po shpresonte se uji i nxehtë ta çlironte nga djalli.

Bashkëshortja e tij Romelia Martinez dhe nëna birësusese e fëmijës i tha të ndalonte kur dëgjoi zhurmat nga banja.

Ajo u përpoq të hynte në banje, por dera ishte e mbyllur. Më pas Martinezi i bërtiti Romelias, duke i thënë që duhej ta ndërmerrte këtë veprim.

Gruaja telefonoi policinë, ndërsa bashkëshorti po i bënte frymëmarrje artificiale dhe i hidhte ujë të ftohtë fëmijës, por ishte shumë vonë.

Djali u gjet i zhveshur në një jastëk dhe nuk merrte frymë kur autoritetet mbërritën.

6-vjeçari u dërgua në spital me 15% djegie në trup kryesisht në kokë, bërryla dhe parakrah.