13:11 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

I hiqet licenca e mjekes pasi postonte fotografi provokuese

Një mjeke birmane ka humbur licencën e saj të mjekut pasi ka postuar vazhdimisht fotografi provokuese në rrjetin social Facebook

Nang Mëe San, 29 vjeç, i është ndërprerë ta praktikojë profesionin e mjekësisë , pasi ajo vazhdoi të postoj fotografi provokuese në rrjetin social Facebook.

San e cila mori licencën e mjekës në moshën 22 vjeçare u detyrua të nënshkruante një marrëveshje për të hequr fotot ose rrezikonte të humbiste licencën e saj.



AJO  pranoi se ishte ‘tronditur’ nga vendimi për t’ia hequr licencën, pasi kishte punuar shumë për t’u bërë mjeke.

E pyetur nga Reuters, se a vishej në mënyre provokuese gjatë konsultimet me pacientet, ajo u përgjigj “ Asnjëherë”, transmeton Indeksonline.

Ajo së fundmi ka shkruar përmes një postimi në facebook ka thënë se përshëndet të gjithë fansat e saj të cilët e përkrahin.

“Trupi im, e drejta ime. Falënderoj të gjithë fansat e mi nga vendi im, Burma dhe gjithë bota që më mbështesin dhe më inkurajojnë, Ju dua të gjithëve”, është shprehur ajo.

Zonja San thotë se ajo planifikon të apelojë vendimin me këshillin./Indeksonline/