“I humba të gjitha shpresat”, këngëtari i famshëm rrëfen luftën me COVID-19

Ylli kolumbian ka folur para fansave të tij se si sëmundja përkeqësoi shëndetin e tij mendor.
COVID-19 goditi rënd J Balvin. Pasi u tregoi fansave për diagnozën e tij të koronavirusit më 13 gusht në një fjalim për Premios Juventud 2020 , këtë të enjte këngëtari dha më shumë detaje në lidhje me përvojën e tij të vështirë me COVID-19 dhe se si ai ende po shërohet nga virusi, transmeton Indeksonline.
Në një imazh të zymtë të postuar në faqen e tij në Instagram, J Balvin shihet me kokën në shpatullën e mjekut. “Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua në procesin Covid-19 …”, shkroi J Blavin, duke shtuar se mjekët ishin “familje” për të. “Më kujtohet kjo foto, sepse në atë moment të saktë, kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, në nivelin që ata menduan të më shtronin në spital”.
Këngëtari i “Mi Gente”, i cili ka treguar çështjet e tij të shëndetit mendor në të kaluarën, duke përfshirë edhe jetesën me ankth, tha se COVID-19 e përkeqësoi shëndetin e tij mendor.
“Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, vazhdoi J Balvin”.
Më 13 Gusht, J Balvin pranoi çmimin për videoklipin më të mirë për “Rojo” në Premios Juventud 2020. Ishte atëherë që ai foli për procesin e tij të rimëkëmbjes nga COVID-19 dhe se trajtimi i virusit ishte ende shumë sfidues për të ./Indeksonline/