09:04 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

I hyjnë në dyqan llapjanit dhe i vjedhin cigare

Një qytetar nga Podujeva ka lajmëruar se në mëngjesin e së mërkurës në dyqanin e tij kanë hyrë persona të panjohur e të cilët i kishin vjedhur cigare.

Policia me të marrë këtë informacion ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Policia thekson se rasti vazhdon të hetohet.