75 Mall Live Search
23:59 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

I hyri frika në palcë nga tërmeti, lojtari maqedonas i Kukësit lë në baltë skuadrën

Tome Kitanovski, maqedonasi që luan për skuadrën e Kukësit, është larguar nga Tirana pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit.

Ai është nisur drejt vendlindjes së tij, menjëherë pas lëkundjeve të forta.

Gjatë prononcimit për mediat ditën e sotme, trajneri Shpëtim Duro, ka bërë me dije se lojtari maqedonas është mungesa e vetme në sfidën e radhës.

Ai po ashtu ka shtuar se Kitanovski e ka përjetuar shumë keq presionin, dhe së bashku me skuadrën kanë vendosur të mos i bëjnë presion duke e lënë që ta marrë vetë ai vendimin përfundimtar.