75 Mall Live Search
20:01 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

I iku autobusi që të kthehej në Shqipëri pas tëmetit, personit i bie të fiktë

Arian Spahollari është njëri nga të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit në Shqipëri, shkruan IndeksOnline.

Ai kishte marrë rrugën për t’u strehuar në Prishtinë derisa të gjente në zgjidhje atje.

Por kur një autobus kishte ardhur në Prishtinë për t’i kthyer në shtëpitë e tyre të prekurit, Spahollari gjindej në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Megjithatë ai kishte tentuar që të zë autobusin për në Shqipëri por ai kishte shkuar.

IndeksOnline mëson se Arianit i kishte rënë të fiktë pasi kishte parë që autobusi ishte nisur për të.

Në bazë të një fotografie që ka siguruar IndeksOnline shihet se aty ka arritur edhe punonjësit e emergjencës, të cilët shihen duke i dhënë një injeksion.

Tani ai gjendet në Emergjencën e QKUK-së./IndeksOnline/