75 Mall Live Search
19:23 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / Z S

I iku policisë e bashkë me dy të tjerë sulmuan zytarin policor, arrestohen tre persona

Gjatë ditës së sotme rreth orës 13:50 minuta deri Policia ishte duke patrulluar në rrugën “ Selman Lajqi” nё Pejё, nё njё lokal ka vërejtur personin e dyshuar, i cili ishte i kёrkuar nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё.

Më të parë këtë Policia ka tentuar të arrestojë të dyshuarin A.A mirëpo i njejti pas arrestimit ka tentuar tё largohet, i ndihmuar edhe nga dy persona tё tjerё, duke lёnduar njё Zyrtar Policor.

Mësohet se zyrtari Policor ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pasi qё sipas mjekut kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, dhe i njëjti ёshtё ndaluar nё repartin pёrkatёs pёr tretman tё mёtutjeshёm mjekёsor.

Ndёrsa edhe dy tё dyshuarit tjerё janё arrestuar pёr veprёn penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”.

Tre tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё./Indeksonline/