20:34 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

I infektuar nga koronavirusi, Drejtori i Urgjencës thur vargje prekëse për infermierët: Kemi vetëm një fjalë

Teksa prej disa ditësh është izoluar në shtëpi dhe lufton me koronavirusin, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj mbrëmjen e sotme ka vendosur që tu kushtojë disa vargje të gjithë infermierëve që janë në vijën e parë të përballjes me koronavirusin.

Doktori u infektuar vetë me CoVid-19 disa ditë më parë dhe e di shumë mirë se çdo të thotë të shërbesh tek spitali Infektiv, ndaj rreshtat që ai ka shkruar për infermierët kanë qenë vërtetë të ndjerë.

Brataj nga karantina shkruan në shqip dhe italisht se për infermierët ka vetëm një falënderim me germa të mëdha!

STATUSI I SKËNDER BRATAJT:

Ti që përgjigjesh në telefon: urgjenca, si mund t’ju ndihmoj?

Ti që thua faleminderit edhe kur të ofendojnë.

Ti që përgjigjesh faleminderit edhe kur të përgjigjen s’kam nevojë.

Ti që përgjigjesh: po doktor, tani po e përgatis.

Ti që ngre pacientin pa u ankuar se peshon.

Ti që pacientët çdo ditë i ndërron.

Ti që çdo ditë i lan dhe pastron.

Ti që çdo ditë dikush të qorton.

Ti që djersët nga balli i fshin atje në sallë.

Ti që shumë herë kafetë na sjell.

Ti që fëmijët shpesh i abandonon.

Ti që familjen shpesh e harron.

Ti që në krahun tim çdo ditë qëndron.

INFERMIER/INFERMIERE TË QUAJNË!

Ne kemi vetëm një fjalë: JU FALENDEROJMË!

Tu che rispondi al telefono: urgenza, come posso aiutarti?

Tu che dicci grazie anche quando ti offendono.

Tu che rispondi grazie anche quando ti dicono non ho bisogno.

Tu che rispondi: si dottore, ora la preparo.

Tu che alzi i pazienti senza lamentarsi quanto pesa.

Tu che i pazienti le cambi ogni giorno.

Tu che i pazienti ogni giorno le lavi e gli pulisci.

Tu che ogni giorno qualcuno ti sgrida.

Tu che il sudore dalla fronte pulisci in sala operatoria.

Tu che spesso il caffè ce lo porti.

Tu che i figli spesso abbandoni.

Tu che la famiglia spesso dimentichi.

Tu che ogni giorno mi stai a fianco.

INFERMIER/INFERMIERE TI CHIAMI!

Noi abbiamo solo una parola: VI RINGRAZIOAMO! ?????

Dr. Skender Brataj