75 Mall Live Search
10:51 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

I infektuari i fundit nga Suhareka, ka pasur kontakte të shumta me qytetarë të kësaj komune

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë detaje në lidhje me të infektuarin e fundit nga kjo komunë.

Ai tha se i infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha.

I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.

Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat.

Nuk kemi nevojë për panikë, por ju lutem qëndroni në shtëpi.

Bali Muharremaj/Indeksonline/