22:21 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

I infektuari me Covid-19 në Gjilan do të udhëtonte nesër për në Zvicër, pritet ritestimi i tij

Sot në Komunën e Gjilanit është konfirmuar edhe një rast me Covid-19.

Personi i cili ka rezultuar pozitiv është një bashkardhetar, i cili ka pasur të udhëtojë nesër për në Zvicër dhe me kërkesën e tij i është nënshtrur testimit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili tha se të nesërmen do të ritestohet sërish, por t’u konfirmuar nëse është fjala për ndonjë gabim njerëzor apo vërtetë është pozitiv me këtë virus.

Përndryshe, nga 31 persona sa kanë qenë aktiv, 11 janë shëruar plotësisht dhe 21 janë aktiv me koronovirus.

“Ndërkohë, lajmi për hapjen e xhamive dhe kishave për besimtarët, na ka gëzuar shumë. Kemi bërë dezinfektimin e xhamive dhe në bashkëpunim me KBI’në, po e përgaitisim hapjen e faltoreve. Jemi në koordinim me ministren e Arsimit, lidhur me planet për shkollat dhe rolin e komunave”, ka shkruar Haziri.