75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 30 Maj 2022 / MSH

I ishte refuzuar hyrja në Kosovë, serbi tenton të kalojë ilegalisht kufirin

Një shtetas i Serbisë ka tentuar dje të hyjë në menyrë ilegale në Kosovë.

Ai u ndalua nga policia në pikën kufitare në Stanqiq, ku i ishte refuzuar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Pasi u pyet nga policia, ai e pranoi që hyrja iu refuzua.

I dyshuari u arrestua nga policia dhe pas procedimit të rasitt, me konsultim të prokurorit, u lirua.