75 Mall Live Search
10:31 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / S Z

I ishte refuzuar hyrja para një jave, shtetasi i huaj arrestohet në Merdar, qëndroi ilegalisht në Kosovë

Një shtetas i huaj është arrestuar gjatë orëve të para të së dielës në pikën kufitare Merdar, pasi dyshohet se kishte hyrë dhe qëndruar ilegalisht në Kosovë.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit, më 9 korrik i ishte refuzuar hyrja në Kosovë.

“SPK Merdar / 14.07.2024 – 01:25. Është arrestuar një mashkull shtetas i huaj për arsye se ai dyshohet se kishte hyrë dhe qëndruar ilegalisht në Republikën e Kosovës. Gjatë verifikimit ka rezultuar se atij më 09.07.2024 i ishte refuzuar hyrja në Kosovë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.