09:20 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

I japin fund sherrit shumëvjeçar, Stresi për Noizyn: Jemi më të fortë se kurrë!

Të gjithë janë të njohur me “armiqësinë” mes Noizyt dhe Stresit.

Dyshja ka pasur vite pa folur me njëri-tjetrin, teksa asnjëherë nuk iu kanë munguar thumbat mes vete.

Por kohet e fundit kanë vendosur të bëjnë “armëpushim” dhe të nisin miqësi nga 0-ja.

Madje, hapa të mëdhenj janë bërë në këtë drejtim, me Noizyn që ftoi Stresin për të përformuar në koncertin e tij “Alpha Show” që u mbajt mbrëmë në sheshin kryesor të Tiranës.

 Teksa interpretoi disa nga këngët më të suksesshme, Stresi mori një moment për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”– u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë.

Në një moment ata përqafohen me njëri-tjetrin dhe fansat e tyre brohorasin për dyshen.