I jashtëzakonshëm, Meriton Korenica shënon supergol në Rumani

Skuadra e CFR Clujit është duke luajtur ndaj Botosani në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në elitën e futbollit rumun.
Momentalisht rezultati është 3:3 dhe janë minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Golin e tretë për ekipin vendas e shënoi Meriton Korenica.
Korenica shënoi një eurogol në stilin gjysmë-rovershatë. Ky është goli i parë i lojtarit kosovar këtë sezon në Rumani. Ai poashtu bëri edhe një asist në këtë ndeshje./Indeksonline/