“I jashtëzakonshëm”, qytetarët e Junikut në mbështetje të Agron Kuçit

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi ka falënderuar për vlerësimin dhe besimin qytetarët e komunës së tij.
Në një video të postuar në Facebook, shihet teksa qytetarët kanë plotë lavdata për Kuçin.
“Ne jemi të kënaqur me të, veç mos të ndalet, Kryetar i jashtëzakonshëm, Punëtor, i zellshëm. Ka pasë shumë investime“, dëgjohen teksa thonë qytetarët.
“Faleminderit për vlerësimin, besimin dhe mbështetjen tuaj qytetarë të dashur të Junikut!
Bashkëvendës të mi të respektuar!
Jemi bashkë dhe do të jemi bashkë gjithmonë!“, ka shkruari Kuçi.