I jashtëzakonshëm ‘Zeki’, trajneri Ramadani barazon me tituj Afrim Tovërlanin

Skuadra e Dritës ka siguruar titullin kampion në Superligën e Kosovës për sezonin 2024/25.
Zekirija Ramadani, trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka barazuar me tituj, Afrim Tovërlanin, shkruan Indeksonline
Ramadani ka fituar katër tituj të Superligës, aq sa ka edhe Tovërlani.

‘Zeki’ nga Shkupi ka fituar titujt me: Pristhinën (20/21), Feronikelin (18/19) dhe Trepçën ’89 (16/17).
Kurse Tovërlani, titujt i fitoi me skuadrat: Feronikelin (15/16) dhe Prishtinën (12/13, 08/09 dhe 07/08)./Indeksonline/
