75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I jep fund jetës një 56-vjeçar, del para trenit, në Klinë

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 06:15, në fshatin Klinavc-Klinë, një këmbësor i doli para trenit të udhëtarëve.

Menjëherë policia ka dalë në vendngjarje dhe ka bërë sigurimin e vendit, ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull shqiptar i lindur (1963).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetuesit rajonalë të DRP-së në Pejë janë duke bashkëpunuar ngusht me Prokurorin e Shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat, lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i vdekjes”./Indeksonline/