75 Mall Live Search
14:08 / E Martë, 08 Qershor 2021 / A. M.

I jepet lamtumira e fundit 23 vjeçarit nga Klina që vdiq në vetaksident

I është dhënë lamtumira e fundit, Florian Gjergjajt, i cili humbi jetën të dielën në vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht tek Kroi i Mbretit.

Pjesë e varrimit janë një numër i madh i qytetarëve.

Mësohet emri i personit që vdiq pas vetaksidentit në rrugën Pejë –  Prishtinë - Indeksonline.net

“Rreth orës 19:00 në rrugën Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar për vdekje. Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit”, tha për rastin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.