17:47 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

I jepet lamtumira e fundit aktores së madhe Leze Qena

Aktores së mirënjohur, Leze Qenës e cila ndërroj jetë dje në moshën 85 vjeçare, i është dhënë lamtumira e fundit sot.

E ndjera u varrosë në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan e rrethuar me familjarët dhe miqtë e saj.

Aktorja la pas vetës një krijimtari të gjerë artistike me shumë role filmike dhe teatrale.

Shumë firgura politike dhe të artit kanë shprehur ngushillime për vdekjen e saj./Indeksonline/